Rama: S’ka prokuror që vë në dyshim vendimet sovrane të qeverisë

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka prokuror apo gjykatës që mund të vërë në dyshim vendimet sovrane të qeverisë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS ku po prezantohen ndryshimet ligjore për pezullimin e zyrtarëve të lartë.

Sipas tij, nisma nuk synon cenimin e pavarësisë së gjyqësorit, por garantimin e ndarjes së pushteteve. Rama theksoi se i pavarur nuk është vetëm pushteti gjyqësor, por edhe ai ekzekutiv dhe legjislativ.

Ai u shpreh se vendimet e qeverisë janë sovrane dhe nuk mund të trajtohen si të diskutueshme nga prokurorë apo gjykatës, duke shtuar se pezullimi i funksionarëve “sikur të ishin simite” është i papranueshëm.

Kryeministri theksoi se Kushtetuta parashikon qartë ndarjen e tre pushteteve dhe se secili prej tyre duhet të ushtrojë kompetencat e veta pa ndërhyrje të ndërsjellë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related