Lapaj: Barriera në Maliq–Lozhan pa hekur, rrezik për jetën e qytetarëve

Data

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka denoncuar gjendjen e barrierave mbrojtëse në segmentin rrugor Maliq–Lozhan, duke pretenduar se në ndërtimin e tyre mungon përforcimi me hekur.

Në një reagim publik, Lapaj shprehet se një pjesë e barrierës anësore është shkëputur lehtësisht, ndërsa sipas tij betoni nuk përmban asnjë fije hekuri përforcues. Ai e krahasoi materialin me “copë biskote”, duke theksuar se struktura që duhet të mbrojë qytetarët nga rrëshqitjet e dheut dhe gurët paraqet rrezik serioz.

“Shihni si është shkëputur betoni sikur të ishte copë biskote, asnjë fije hekur brenda. Kjo duhet të mbajë dherat, gurët, duhet të na ruajë jetën dhe sigurinë”, – u shpreh Lapaj.

Ai ngriti pikëpyetje mbi standardet e ndërtimit dhe kontrollin teknik të punimeve, duke e lidhur rastin me pretendime të mëparshme për cilësinë e punimeve në tunelin e Llogarasë.

Sipas Lapajt, raste të tilla tregojnë abuzim me fondet publike dhe mungesë serioziteti në realizimin e projekteve infrastrukturore. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me këto pretendime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related