Lapaj: Rama sillet si pronar i shtetit, urdhëron policinë për arrestime

Data

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës, ku pati përplasje dhe shoqërime qytetarësh nga policia.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Lapaj ngriti akuza ndaj kreut të qeverisë, duke e cilësuar të papranueshme ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një kryeministri në veprimet e forcave të rendit.

“Çfarë është ky shtet ku kryeministri i thotë policisë ‘shko e merre atë’ dhe qytetari kalon 24 orë brenda?” – u shpreh ai, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si janë kryer shoqërimet gjatë protestës.

Lapaj shtoi se, sipas tij, një sjellje e ngjashme është ndjekur edhe ndaj aktivistëve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët prej javësh protestojnë kundër qeverisë. Ai pretendon se me urdhër të Ramës, forca të Gardës kanë ndërhyrë për të larguar karriget e vendosura nga protestuesit.

“Sot mërzitet kur i thërrasin ‘o hajdut’, nesër do na detyrojnë të rrimë në këmbë. I urdhëron policët dhe ata u binden”, deklaroi Lapaj.

Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Kryeministria lidhur me këto akuza.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related