Arrestohet në Krujë 28-vjeçari i dënuar për kultivim droge

Data

Policia e Krujës ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Catch”, duke vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me iniciale S. X., banues në Tiranë, ishte dënuar nga gjykata me 4 vite burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në vitin 2022.

I riu u lokalizua dhe u arrestua pas kontrolleve të bazuara në informacione të siguruara në rrugë operative. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related