Strasburgu kritikon Shqipërinë për zvarritjen e proceseve gjyqësore

Data

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar sërish probleme me vonesat në sistemin gjyqësor shqiptar, duke theksuar se tejzgjatja e proceseve po dëmton qytetarët.

Në një nga vendimet e fundit, gjykata vlerëson se Shqipëria duhet të ulë ngarkesën e dosjeve të prapambetura në të gjitha nivelet, duke plotësuar vendet vakante të gjyqtarëve dhe duke siguruar burime të mjaftueshme për sistemin e drejtësisë. Në rastin konkret, një proces gjyqësor kishte zgjatur 8 vite e 11 muaj pa një përfundim.

Sipas të dhënave, gjithnjë e më shumë qytetarë po i drejtohen Strasburgut për shkak të vonesave në gjykata.

Këshilli i Lartë Gjyqësor parashikon se stoku i çështjeve në Gjykatën Administrative të Apelit mund të ulet deri në vitin 2030, por vetëm nëse rriten kapacitetet, ndryshohet legjislacioni dhe përmirësohet infrastruktura. Në skenarin më negativ, backlog-u mund të arrijë deri në 20 mijë çështje në pritje edhe në vitin 2030.

Më të prekurat mbeten gjykatat administrative dhe ato të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, ndërsa ndërhyrjet e Gjykatës Kushtetuese për tejzgjatjen e proceseve janë shtuar, kryesisht në çështje civile dhe administrative.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related