Rama akuzon gjyqësorin për pagesat e shkarkuarve nga vetingu

Data

Kryeministri Edi Rama kritikoi sërish sistemin gjyqësor, duke pretenduar se Gjykata Administrative ka dhënë 92 vendime në favor të ish-magjistratëve të shkarkuar nga vetingu, me një kosto që sipas tij arrin në 12 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Bëhet fjalë për pagesa kalimtare – dy paga mujore dhe 40% e pagës për 10 muaj – të parashikuara nga ligji për ndërprerjen e funksionit. Sipas vendimeve të publikuara, gjykata ka arsyetuar se legjislacioni në fuqi nuk e ndalon përfitimin e kësaj pagese edhe në rast shkarkimi, ndërsa ish-magjistratët kanë derdhur kontribute suplementare gjatë viteve të punës.

Nga përllogaritjet, vlera totale e këtyre pagesave llogaritet rreth 2.5 milionë euro, shumë më e ulët se ajo e deklaruar nga kryeministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related