Në zi të thellë Grykshi i Peqinit, përcillen katër anëtarët e familjes Kola

Data

Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, familjarë, miq dhe dhjetëra banorë të zonës i kanë dhënë lamtumirën e fundit katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali.

Katër arkëmortet mbërritën në orët e para të mëngjesit në fshatin Gryksh të Peqinit, ku u pritën me heshtje dhe pikëllim nga të afërmit dhe komuniteti. Nëna e Arti Kolës, vëllai i tij dhe familjarë të tjerë kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet për humbjen e rëndë që ka tronditur jo vetëm familjen, por gjithë zonën.

Qindra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, kontribuan financiarisht për të mundësuar kthimin e trupave në atdhe, një gjest solidariteti që u vlerësua nga të afërmit.

Ceremonia mortore u zhvillua mes dhimbjes së thellë dhe zisë që ka kapluar fshatin, ndërsa komuniteti u bashkua për t’i dhënë lamtumirën e fundit katër jetëve të ndërprera në mënyrë tragjike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related