“Sot dita e rinisë në shesh, thirrje për kryengritje paqësore”

Data

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ethem Aga, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për mobilizim masiv në protestën kombëtare të sotme të opozitës, duke e cilësuar 10 shkurtin si një ditë vendimtare për vendin.

Në reagimin e tij, Aga thekson se Shqipëria ndodhet në një moment kyç historik, ku heshtja dhe indiferenca nuk janë më neutralitet, por bashkëfajësi. Sipas tij, barra e korrupsionit ndihet në çdo shtresë të shoqërisë, ndërsa rinia është ajo që duhet të marrë rolin udhëheqës në këtë protestë.

Ai vë theksin te studentët, të rinjtë e sapopunësuar dhe çiftet e reja, duke kujtuar se rinia shqiptare ka qenë gjithmonë në ballë të ndryshimeve historike, nga lëvizjet që rrëzuan diktaturën deri te protestat për dinjitet dhe drejtësi.

Sipas Agës, sot ky zë rrezikon të shuhet nga emigrimi masiv, apatia dhe zhgënjimi i qëllimshëm që, sipas tij, i është imponuar brezit të ri. Ai kritikon një sistem që nuk ofron perspektivë, universitete të politizuara dhe një treg pune që largon të rinjtë nga vendi.

“Ndryshimi nuk vjen duke ikur, por duke u përfshirë”, shprehet Aga, duke nënvizuar se protesta nuk është thirrje për konflikt apo dhunë, por për përgjegjësi qytetare dhe vetëdije politike.

Ai apelon që sheshi sot të jetë mbi të gjitha i të rinjve, duke theksuar se historia nuk shkruhet nga ata që presin, por nga ata që veprojnë, dhe se rinia shqiptare ka ende fuqinë për të bërë histori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related