Shqipëria “parajsa e lirë” për pensionistët amerikanë: qira 400–500$

Data

Qiratë më të ulëta dhe kostoja më e përballueshme e jetesës po e kthejnë Shqipërinë në një destinacion gjithnjë e më të preferuar edhe për pensionistët amerikanë. Një tjetër faktor vendimtar është mundësia që shtetasit amerikanë të qëndrojnë në Shqipëri deri në një vit pa vizë dhe pa leje qëndrimi, duke e përdorur këtë periudhë si “test” për një jetë të re jashtë SHBA-së.

Prej muajit tetor, Lisa Spence, 62 vjeçe nga Alabama, jeton në Vlorë. Ajo tregon se e zgjodhi Shqipërinë për leverdi ekonomike, pasi pensioni i saj mujor është 2,200 dollarë. Sipas saj, një jetë normale në SHBA do të ishte shumë më e shtrenjtë dhe me të ardhurat që ka, do ta kishte të vështirë të përballonte shpenzimet.

Lisa jeton me qira në zonën e Lungomares. Për një apartament me dy dhoma dhe ballkon me pamje, paguan 400–500 dollarë në muaj, ndërsa në SHBA, një pronë e ngjashme do t’i kushtonte, sipas saj, të paktën 1,400 dollarë.

Ajo thotë se e vlerëson ritmin më të qetë të jetës, mikpritjen dhe klimën, si edhe faktin që mund të shijosh gjëra të thjeshta pa stres: kafe, shëtitje dhe ushqime cilësore. Spence thekson se, duke qenë se jeton e vetme, siguria ishte kusht kryesor dhe se vendimin e mori pasi u informua për Shqipërinë gjatë kërkimeve mbi vendet e konsideruara të sigurta për udhëtarët.

Sipas saj, edhe shërbimet bazë shëndetësore deri tani kanë qenë të lehta për t’u aksesuar, si kujdesi ambulator dhe ai dentar, pa pasur nevojë për shërbim spitalor.

Rritje kërkese në Vlorë e Sarandë

Agjentë të pasurive të paluajtshme pohojnë se në qytetet bregdetare, veçanërisht Vlora dhe Saranda, ka rritje të interesit nga pensionistët e huaj, përfshirë amerikanët, për të jetuar me qira. Sipas tyre, qëndrimet zakonisht zgjasin nga 1 deri në 2 vjet, ndërsa një pjesë e amerikanëve po e provojnë fillimisht për disa javë apo muaj, për të vendosur më pas nëse do të qëndrojnë afatgjatë.

Faktorët kryesorë mbeten: qiratë më të lira, klima, qetësia, si dhe mundësia që të largohen dhe të kthehen sërish, pa u futur menjëherë në procedura të gjata dokumentacioni.

Regjimi i qëndrimit për amerikanët

Sipas rregullave në fuqi, shtetasit e SHBA-së mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Shqipëri deri në një vit pa leje qëndrimi. Më pas, ata mund të ri-hyjnë sërish duke respektuar periudhën e kërkuar jashtë territorit, sipas dispozitave përkatëse.

Gjithashtu, për shtetasit amerikanë që vendosin të qëndrojnë më gjatë, ekzistojnë mundësi aplikimi për leje qëndrimi afatgjata, sipas kritereve të parashikuara nga ligji.

Shqipëria si trend për pensionistët

Përveç amerikanëve, edhe pensionistët italianë vijojnë të shfaqin interes të lartë për jetesë në Shqipëri. Për ta, përveç klimës dhe kostos, një element shtesë është edhe aspekti fiskal (në varësi të rregullave dhe marrëveshjeve përkatëse).

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu rritje të numrit të të huajve mbi 60 vjeç të pajisur me leje qëndrimi, çka reflekton një prirje në zgjerim të rezidencës afatgjatë në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related