Berisha: Vjedhja kthehet në votë, vota në vjedhje

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në Kamëz, ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si, sipas tij, funksionon lidhja mes korrupsionit, krimit dhe procesit zgjedhor në Shqipëri.

Berisha denoncoi investimin për rrugën Qukës–Qafë Plloçë, duke deklaruar se loti i tretë, me gjatësi 9 kilometra, ka kushtuar rreth 87 milionë euro, ose afërsisht 9 milionë euro për kilometër, pa ura dhe pa tunele. Sipas tij, ky është një shembull i qartë i grabitjes së parave publike.

Ai u shpreh se kjo përbën vetëm gjysmën e problemit, pasi gjysma tjetër lidhet me mënyrën se si paratë e krimit dhe drogës, sipas tij, shndërrohen në vota dhe më pas votat kthehen sërish në pasuri dhe ndërtime për grupet kriminale.

Berisha përmendi shembuj nga Durrësi, ku sipas tij, pas manipulimit të zgjedhjeve kanë shpërthyer ndërtimet e kullave dhe projekteve të mëdha, duke e cilësuar këtë si një cikël të rrezikshëm mes krimit, pushtetit dhe votës. Ai theksoi se një “ushtri e tërë” mobilizohet për të shkelur vullnetin e qytetarëve dhe për të mbajtur pushtetin përmes manipulimit.

Në fjalën e tij, Berisha pranoi se opozita është e lodhur dhe e rraskapitur pas shumë sakrificash, por theksoi se sipas tij ndodhen në “kilometrin e fundit” të betejës politike dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related