A do ta marrë Balluku Ramën me vete? Anduena Llabani: Rezistenca s’është personale, priten emra të tjerë nga qeveria

Data

Gazetarja Anduena Llabani ka hedhur deklarata të forta lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe pasojat që kjo dosje mund të ketë për vetë kryeministrin Edi Rama dhe strukturat e qeverisë.

E ftuar në një intervistë televizive, Llabani u shpreh se mbrojtja që Rama i ka bërë Ballukut nuk është thjesht politike apo personale, por lidhet me interesa shumë më të thella. Sipas saj, rezistenca e fortë për Ballukun tregon se kjo çështje nuk është e izoluar dhe se pas saj fshihen firmosje, vendime dhe favore që përfshijnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Zoti Rama e ka mbrojtur Ballukun dhe këtë e kemi parë të gjithë. Me Ballukun po bëhet një rezistencë shumë e madhe dhe arsyet janë përtej interesit personal,” u shpreh Llabani.

Gazetarja paralajmëroi se Balluku nuk do të jetë e vetme dhe se priten zhvillime të reja që do të përfshijnë emra të tjerë nga qeveria. Ajo foli për drejtues aktualë në poste ministrore dhe institucione kyçe, të cilët, sipas saj, janë aty për shkak të firmave të rëndësishme që kanë hedhur vite më parë, në shërbim të interesave të kryeministrit.

Llabani përmendi edhe çështjen “Kurum”, duke theksuar se ende ka persona në pozicione drejtuese që kanë përfituar karrierë dhe mbrojtje falë vendimeve të marra në atë dosje. Sipas saj, këto lidhje do të dalin në dritë shumë shpejt.

“Do dëgjojmë emra të tjerë, njerëz që sot drejtojnë dhe kanë në duar sigurinë e këtij vendi,” paralajmëroi ajo, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi stabilitetin e qeverisë dhe pasojat politike që mund të sjellin hetimet në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related