Hoxhaj në GJKKO: Më ofruan 200 mijë euro për të vrarë Sanxhaktarin, por refuzova

Data

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme se i është ofruar një shumë prej 200 mijë eurosh për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin, por ka deklaruar se nuk e ka pranuar ofertën dhe nuk është përfshirë në planifikimin e atentatit.

Sipas Hoxhajt, oferta i është bërë nga Nuredin Dumani, gjatë një bisede ku u përmend një “punë tjetër”, ndërsa ai po përgatitej për një ngjarje tjetër kriminale. Hoxhaj tha se Dumani i ka përmendur shumën dhe e ka pyetur nëse ishte i interesuar, por biseda nuk ka vazhduar më tej dhe nuk është zhvilluar asnjë takim.

“Nuk më tha kush ishte porositësi. Më përmendi vetëm emrin dhe shumën, por unë nuk isha i interesuar dhe aty u mbyll”, deklaroi Hoxhaj.

Ai theksoi se nuk i është përmendur asnjëherë emri i Suel Çelës dhe se kishte dëgjuar vetëm se Sanxhaktari ishte dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Po ashtu, mohoi të ketë pasur biseda për Bledar Muçën apo për ndonjë plan tjetër atentati.

Hoxhaj konfirmoi gjithashtu një mesazh të dërguar nga Dumani më 30 korrik 2020, ku thuhej: “Na humbën 200 mijë euro”, duke shpjeguar se kjo lidhej me faktin që vrasja nuk u realizua.

Ai shtoi se nuk ka dijeni për komunikime të tjera dhe se çështja nuk e kishte interesuar, pasi nuk kishte pranuar të përfshihej.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related