Princi Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për zgjerimin e familjes së tyre. Çifti është në pritje të fëmijës së parë së bashku, disa muaj pas zyrtarizimit të lidhjes.
Burime pranë tyre bëjnë me dije se Blerta Celibashi është shtatzënë dhe se foshnja që pritet të vijë në jetë është djalë. Shtatzënia po zhvillohet normalisht dhe çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë periudhë larg vëmendjes publike.
Për Princ Lekën, ky do të jetë fëmija i dytë, pasi ai ka një vajzë nga martesa e mëparshme me Elia Zaharia.
Edhe pse prej kohësh kanë qarkulluar spekulime, vetëm së fundmi është konfirmuar se lajmi është i saktë. Deri tani, çifti nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë zhvillim të rëndësishëm familjar.
