Vëllezërit vrasin motrën dhe partnerin e saj për lidhje ndërfetare

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Umri në shtetin Uttar Pradesh të Indisë, ku tre vëllezër dyshohet se kanë vrarë motrën e tyre 19-vjeçare, Kajal, dhe partnerin e saj 27-vjeçar, Mohammad Arman, për shkak të lidhjes së tyre ndërfetare. Trupat e çiftit u gjetën të varrosur pranë një lumi, disa ditë pas zhdukjes së tyre.

Sipas policisë, viktimat u vranë natën mes 18 dhe 19 janarit, pasi vëllezërit i kapën bashkë në shtëpinë e familjes. Autoritetet e cilësojnë ngjarjen si një rast të dyshuar “vrasjeje për nder”, fenomen ende i pranishëm në disa zona rurale të Indisë. Tre vëllezërit janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal, i cili deri tani kishte jetuar në harmoni mes besimeve fetare. Policia ka shtuar masat e sigurisë për të shmangur tensione të mundshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related