Berisha shpërthen: “Agasi po kërcënon prokurorët, lëviz i lirë nga kafja në kafe”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke e lidhur këtë të fundit me intimidimin e sistemit të drejtësisë dhe me ngjarje të rënda kriminale.

Në një deklaratë jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha e cilësoi situatën politike si një “grusht shteti kundër shtetit”, duke pretenduar se Rama po përdor pushtetin dhe institucionet për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt nga hetimet penale. Sipas tij, Ergys Agasi po lëviz i lirë, ndërsa ushtron presion dhe kërcënime ndaj prokurorëve.

“Agasi sot lëviz i lirë nga kafja në kafe. Ai është organizatori i kërcënimeve ndaj prokurorëve. Ky është mekanizmi i frikës që përdoret për të mbrojtur vjedhjet dhe korrupsionin”, deklaroi Berisha, duke shtuar se në të kaluarën, sipas tij, drejtësia nuk ishte përballur me kërcënime të tilla të hapura.

Berisha shkoi më tej duke ngritur dyshime se eliminimi i Gilmando Danit mund të jetë kryer me urdhër të Ergys Agasit, duke e cilësuar vrasjen si të organizuar dhe të ndodhur në një nga zonat më të mbrojtura të vendit. “Aeroporti është sheshi i pushtetit. Aty nuk ndodh asgjë pa u organizuar”, u shpreh ai.

Sipas liderit të opozitës, këto zhvillime tregojnë një krizë të thellë të shtetit të së drejtës dhe një përpjekje të qeverisë për të frenuar hetimet përmes frikësimit dhe presionit ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai kërkoi hetim të plotë dhe ndëshkim për këdo që, sipas tij, është i përfshirë në këto veprime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related