Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, tensione në seancë

Data

Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar me debate dhe tensione në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Veliaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, duke pretenduar se nuk i është garantuar e drejta për një mbrojtje efektive.

Sipas burimeve, një ditë më parë Veliaj kishte kërkuar largimin e avokates Valentina Teodoresku nga mbrojtja, me argumentin se ajo nuk kishte pasur kohën e mjaftueshme për t’u njohur me aktet e dosjes. Avokatja deklaroi se vizita e saj në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës kishte zgjatur vetëm një orë, çka sipas saj e kishte bërë të pamundur përgatitjen e plotë të mbrojtjes.

Gjykata rrëzoi kërkesën për shtyrjen e seancës, ndërsa avokatja Teodoresku theksoi se, pavarësisht kohës së kufizuar, kishte fuqi ligjore për të përfaqësuar Veliajn. Kjo situatë ka sjellë reagimin e kryebashkiakut, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Deda, duke e cilësuar procesin si të padrejtë.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet vendimi i gjykatës lidhur me kërkesat e paraqitura nga mbrojtja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related