Almer Toska kallëzon në SPAK Belinda Ballukun dhe drejtorët përgjegjës për tunelin e Murrizit

Data

Gazetari Almer Toska ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme kundër zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, lidhur me problematikat serioze të konstatuara në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Në kallëzim përfshihen gjithashtu edhe drejtorë përgjegjës të institucioneve vartëse, për shkak të dyshimeve për shkelje të rënda në ndërtimin dhe vënien në funksion të tunelit.

Sipas denoncimit, vetëm pak kohë pas përfundimit të punimeve dhe hapjes për qarkullim, në tunelin e Murrizit janë konstatuar plasaritje dhe çarje në muret e betonit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pranuar se tuneli nuk ishte kolauduar në momentin e hapjes, pavarësisht se përdorej çdo ditë nga qindra automjete dhe mijëra qytetarë. Ky fakt ka shtuar dyshimet për përgjegjësi penale dhe neglizhencë institucionale.

SPAK pritet të shqyrtojë kallëzimin dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm hetimorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related