Skandali i rikonstruksionit të komisariateve, SPAK kërkon deri 11 vite burg për 15 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

Data

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 15 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për shkelje procedurash dhe falsifikim dokumentesh në tenderat për rikonstruksionin e katër komisariateve të policisë në Vlorë, Tiranë (nr. 4), Pogradec dhe Mirditë.

SPAK ka kërkuar në total 11 vite e 3 muaj burg për të pandehurit. Për 9 ish-zyrtarë është kërkuar dënimi me 9 muaj burg, i cili zbret në 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për disa prej tyre, prokuroria ka kërkuar pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për një vit.

Për gratë e përfshira në dosje, SPAK ka kërkuar që të mos shkojnë në burg edhe nëse shpallen fajtore, ndërsa për burrat, përfshirë Blendi Kovin, është kërkuar dënim me 9 muaj burg, i reduktuar në 6 muaj me gjykim të shkurtuar. Për të gjithë 15 të pandehurit është kërkuar gjithashtu heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, është ndarë dhe ai do të gjykohet me procedurë të zakonshme. Në kuadër të hetimeve është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas SPAK, tenderat për supervizimin e katër komisariateve kapnin vlerën rreth 555 mijë euro dhe janë kryer në shkelje të procedurave ligjore për të favorizuar një kompani të caktuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related