Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së ndalimit të daljes jashtë vendit, që përfshin edhe bllokimin e pasaportës. Ajo nuk ka ankimuar pezullimin nga detyra, pasi kjo masë është pezulluar nga Apeli në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Masat janë vendosur në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me vlera miliona euro në tendera publikë. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar autorizim për arrest, duke argumentuar se qëndrimi në detyrë mund të ndikojë në procesin hetimor.
