Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat foli për vizitën e tij në Strasburg, ku deklaroi se ka informuar përfaqësuesit ndërkombëtarë mbi situatën politike dhe institucionale në Shqipëri.
Sipas Berishës, pas zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka miratuar qindra leje ndërtimi për hotele luksoze, resorte turistike dhe kulla, të cilat ai i cilësoi si projekte të lidhura me korrupsionin.
Berisha u shpreh se në seancat plenare ka paralajmëruar për atë që e quajti rrezik për Shqipërinë dhe Evropën, duke theksuar se këto leje, sipas tij, janë dhënë si shpërblim pas procesit zgjedhor. Ai shtoi se pas fjalimit të Ramës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, grupet parlamentare kanë anuluar takimet e planifikuara me kryeministrin shqiptar.
