“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ Protestë para Kryesisë së Kuvendit për çështjen Balluku

Data

Paraditen e sotme ka nisur protesta para Kryesisë së Kuvendit, e paralajmëruar një ditë më parë përmes rrjeteve sociale. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të kërkuar heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK për masa ndaj saj.

Protestuesit mbajnë pankarta dhe brohorasin slogane si “Për drejtësi deri në fund” dhe “Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”, duke theksuar se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si një reagim qytetar ndaj korrupsionit dhe pengimit të drejtësisë.

Situata para Kryesisë së Kuvendit paraqitet e qetë, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë. Protesta pritet të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi institucional ndaj kërkesave të protestuesve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related