“Policia s’garanton dot shtetin”/ Bardhi shpërthen për mbylljen e Kadastrës në Vlorë: Krimi ka marrë institucionet

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së Brendshme lidhur me mbylljen e Kadastrës në Vlorë, duke e cilësuar këtë vendim si pasojë direkte të dështimit të shtetit për të garantuar sigurinë e institucioneve publike nga krimi i organizuar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se qeveria po kriminalizon protestën dhe po përdor policinë për të trembur qytetarët që kërkojnë drejtësi. Sipas tij, kjo është sjellje tipike e një regjimi që në fund i mbetet vetëm dhuna si mjet për të mbajtur pushtetin.

“Është irrituese për çdo deputet të ndershëm, por e kuptueshme për regjime kriminale, që e drejta për të protestuar të quhet krim dhe vjedhja e qeverisë të quhet arritje. Kur një pushtet dështon, i mbetet vetëm dhuna,” deklaroi Bardhi.

Ai akuzoi ministren e Brendshme se nuk drejton realisht Policinë e Shtetit dhe se qytetarët po përballen me një polici të kriminalizuar, e cila sipas tij përdoret për të rrëmbyer biznesmenë dhe për të ndaluar edhe të mitur.

Bardhi e lidhi drejtpërdrejt mbylljen e Kadastrës në Vlorë me pamundësinë e policisë për të garantuar siguri për punonjësit dhe institucionet publike, duke theksuar se krimi i organizuar ka ushtruar presion të vazhdueshëm në këtë institucion.

“Hipotekën e Vlorës e mbyllën sepse policia nuk garanton dot institucionet publike. Krimi i organizuar ka vepruar çdo ditë aty dhe ka detyruar drejtuesit të zhvendosin stafin në Tiranë. Prej tre vitesh nuk arrijnë të mbajnë një drejtor për më shumë se një muaj,” tha Bardhi.

Në përfundim, ai akuzoi qeverinë se po shmang përgjegjësinë reale duke folur për çështje periferike, ndërsa po fsheh faktin se institucione të rëndësishme shtetërore po braktisen për shkak të kapjes nga krimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related