Mashtrim me bursa online/ SPAK godet rrjetin e call center-ave, tre vëllezër nga Tropoja në arrati

Data

Një operacion i përbashkët i Spak dhe autoriteteve italiane ka zbuluar një skemë të gjerë mashtrimi financiar përmes call center-ave me bazë në Shqipëri, duke çuar në arrestimin e tetë personave dhe shpalljen në kërkim të tre vëllezërve nga Tropoja, të dyshuar si organizatorët kryesorë të aktivitetit kriminal.

Sipas hetimeve paraprake, rrjeti mashtrues targetonte kryesisht shtetas italianë, por edhe qytetarë të vendeve të tjera të Bashkimit Europian, të cilëve u ofroheshin investime të rreme në bursa online dhe kriptomonedha. Viktimat bindeshin të transferonin para, të cilat në realitet përfundonin në llogari digjitale të kontrolluara nga drejtuesit e call center-ave.

Në qendër të hetimit janë tre vëllezër nga Tropoja – Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj – të cilët dyshohet se ishin pronarët dhe organizatorët e call center-ave ku realizohej mashtrimi. Për t’iu shmangur zbulimit nga autoritetet, këto qendra ndryshonin vazhdimisht vendndodhjen.

Nga operacioni janë arrestuar:

Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupi.

GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për shumicën e të ndaluarve, ndërsa për dy prej tyre është caktuar burg me afat 20 ditë.

Ndërkohë, tre vëllezërit Prekaj mbeten ende në arrati. Autoritetet po verifikojnë përmes sistemit TIMS nëse ndodhen brenda territorit shqiptar. Nëse brenda 90 ditëve nuk bëhet e mundur kapja e tyre, procedura parashikon shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës, identifikimin e viktimave dhe gjurmimin e shumave të përfituara nga aktiviteti kriminal, i cili dyshohet se ka shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related