Apeli vulos konfiskimin: I merret apartamenti ish-kreut të Kushtetueses

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e një apartamenti në pronësi të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, duke rrëzuar ankimin e paraqitur nga ai dhe familjarët e tij.

Me vendim të shpallur më 27 janar 2026, trupa gjykuese e Apelit konfirmoi konfiskimin e pasurisë së paluajtshme, një apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë, i sekuestruar më herët dhe tashmë i kaluar përfundimisht në favor të shtetit. Gjykata urdhëroi gjithashtu ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit dhe dërgimin e tij pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Sipas vendimit, shpenzimet gjyqësore të procesit në apel do të përballohen nga ankuesit, ndërsa Apeli vlerësoi se nuk kishte arsye ligjore për të ndryshuar vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Ky vendim përforcon qëndrimin e drejtësisë së posaçme në çështjet e konfiskimit të pasurive të pajustifikuara dhe konsiderohet një tjetër precedent i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related