Tronditëse: 12-vjeçarja kallëzon njerkun për abuzim seksual, i dyshuari nën hetim edhe për vrasjen e babait të saj

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës, ku një 12-vjeçare ka kallëzuar në polici se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.

Denoncimi është bërë më 25 janar, kur e mitura është paraqitur në Komisariatin e Policisë e shoqëruar nga nëna. Burime zyrtare bëjnë me dije se një ditë më parë ato ishin paraqitur në polici, por ishin larguar pa depozituar kallëzim, ndërsa më pas vajza ka vendosur të flasë.

I dyshuari, Kelmend Kursa, ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një çështje tjetër të rëndë penale, pasi po hetohet për përfshirje në vrasjen e babait të të miturës, një ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Pas kallëzimit të fundit, ndaj tij është regjistruar një procedim i ri penal.

Sipas burimeve hetimore, familja jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nëna e vajzës ishte e papunë, ndërsa i dyshuari punonte në mënyrë të rastësishme.

Prokuroria, në bashkëpunim me strukturat për mbrojtjen e të miturve, ka nisur hetime të thelluara për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe garantimin e sigurisë së fëmijës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related