Përfshihet nga flakët një restorant në Durrës, dyshohet për shkak elektrik

Data

Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Urës së Dajlanit, në qytetin e Durrësit. Zjarri ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa tymi është parë nga distanca.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e rrezikut për objektet përreth.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një defekti elektrik, por shkaqet e sakta do të përcaktohen pas hetimeve.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë në vlerësim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related