Protestë e radhës para Kryeministrisë?/ Berisha zbulon planet e opozitës

Data

Pas përfundimit të protestës së sotme para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, la të hapur mundësinë për organizimin e një proteste tjetër në ditët në vijim, duke sinjalizuar vijimësinë e aksionit opozitar.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se opozita është e vendosur të mos ndalet dhe se çdo hap i radhës do të bëhet publik në kohën e duhur. Ai theksoi se forma dhe përmasat e protestës së ardhshme do të njoftohen nga drejtuesit e opozitës.

“Do e njoftojmë protestën e radhës dhe variantet e saj. Nuk ndalemi. Jemi të vendosur në këtë betejë. Kemi parë edhe tanke përpara dhe ua kemi dhënë atë që meritojnë,” u shpreh Berisha, duke nënvizuar vendosmërinë e opozitës për të vijuar përballjen politike.

Sipas tij, protestat do të vazhdojnë derisa, siç tha, të realizohen kërkesat e qytetarëve dhe të ndalet keqqeverisja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related