Orban i prerë: Ukraina nuk futet në BE as për 100 vjet

Data

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk do të ndodhë “as për 100 vitet e ardhshme”, duke dhënë një mesazh të fortë kundërshtimi ndaj zgjerimit të BE-së.

Në një deklaratë publike, Orban paralajmëroi se Ukraina do të ketë rol aktiv në fushatën zgjedhore në Hungari, pasi sipas tij ka interes të drejtpërdrejtë për ndryshimin e qeverisë aktuale në Budapest.

“Duhet ta kemi parasysh që ukrainasit do të jenë lojtarë aktivë në fushatën zgjedhore në Hungari, sepse ata kanë një interes themelor në ndryshimin e qeverisë në vendin tonë. Kjo është e kuptueshme, por nuk e bën situatën më të lehtë për Hungarinë,” u shpreh Orban.

Ai theksoi se për të paktën një shekull të ardhshëm, parlamenti hungarez nuk do të miratojë asnjë vendim që lidhet me pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke e bërë të qartë qëndrimin e prerë të qeverisë së tij kundër këtij procesi.

Deklaratat e Orbanit vijnë në një moment tensionesh politike të shtuara brenda Hungarisë dhe marrëdhënie të ndërlikuara me vendet fqinje. Analistët i shohin këto qëndrime si një sinjal të fortë për politikat e ardhshme të Budapestit ndaj zgjerimit të BE-së dhe ndikimit të jashtëm në zgjedhjet kombëtare.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar qasjen e kryeministrit hungarez, duke e cilësuar atë si një qëndrim që i shërben interesave pro-ruse dhe pengon perspektivën evropiane të Ukrainës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related