Monika Kryemadhi u paraqit sot në GJKKO, duke u shfaqur e buzëqeshur dhe duke përshëndetur me dy gishta. Ajo nuk i kurseu batutat dhe ironinë ndaj procesit, duke e cilësuar drejtësinë si “me regji”.
Deklarata e saj dhe qëndrimi sfidues tërhoqën vëmendjen e mediave, ndërsa Kryemadhi la të kuptohet se hetimet, sipas saj, janë të parapërcaktuara. Parqitja u shoqërua me komente të forta dhe ironi, duke shtuar edhe një herë tensionin mes politikës dhe drejtësisë.
