Qoli në GJKKO: “S’e vrava, s’isha në funeralin e Fatmira Dedës – më erdhi turp”

Data

Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”, i pandehuri Petrit Qoli mohoi çdo përfshirje në vrasjen e Fatmira Dedës, duke kundërshtuar deklarimet që e lidhin atë me ngjarjen. Ai tha se nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e saj dhe se arsyeja ishte “turpi” përballë vëllait të viktimës, Besnik Dedës.

Qoli deklaroi se Fatmira Dedën e ka takuar vetëm tri herë në jetë dhe se marrëdhëniet mes familjarëve kanë qenë të ftohta për shkak të konflikteve të vjetra dhe borxheve. Ai mohoi të ketë dijeni për autorët e vrasjes, duke i cilësuar si “llafe njerëzish” versionet që qarkullojnë.

Sipas tij, pas vrasjes së djalit të Fatmira Dedës, ajo e kishte akuzuar fillimisht vëllain e tij nga tronditja, por më pas kishte kërkuar falje. Qoli theksoi se nuk njeh as Talo Çelën dhe as kundërshtarët e Nuredin Dumanit, duke u distancuar nga çdo lidhje me ngjarjet kriminale që po hetohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related