Një aksident fatal ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas policisë, një 36-vjeçare, duke drejtuar makinën e saj, ka aksidentuar shtetasin H. D., 68 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas ngjarjes, shërbimet e qarkullimit rrugor arrestuan drejtuesen e automjetit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
