Mos harroni çadrat / Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot

Data

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet kryesisht të ulët gjatë orëve të para të ditës. Lokalisht, në jug të vendit, priten shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet do të vazhdojnë herë pas here, ndërsa në zonat qendrore dhe jugore mund të kenë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonat malore, veçanërisht në Alpe, verilindje–lindje mbi 300–400 metra dhe në juglindje–jug mbi 600–700 metra lartësi, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga verilindja–lindja me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore mund të arrijë deri në 18 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 3–4 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related