Transportonte 6 emigrantë drejt Kukësit për t’i nxjerrë në BE, arrestohet 31-vjeçari pas operacionit policor

Data

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ishte përfshirë në transportimin e paligjshëm të emigrantëve me synim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Relay 3”, i finalizuar pas rreth një muaji hetimesh të ndjekura me metoda speciale. I riu, banues në Kukës, u kap në rrugën e vjetër të Rinasit, teksa po transportonte me automjet 6 emigrantë nga Egjipti.

Nga hetimet rezulton se emigrantët synonin të kalonin ilegalisht fillimisht drejt Kukësit, më pas në Kosovë dhe më tej në shtete të BE-së, kundrejt pagesës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi automjetin me të cilin kryhej transporti, si edhe dy telefona celularë, të cilët do të përdoren si prova materiale. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related