E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i pajetë në fshatin Zhurje, dyshohet helmim

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Zhurje, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima me iniciale S. B. është konstatuar pa shenja jete nga familjarët, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e kontaktit me lëndë helmuese, konkretisht pesticide. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun përfundimtar të humbjes së jetës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo rrethana të tjera.

Hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related