Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës lidhur me çështjen penale ndaj tij.
Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa në sallë janë të pranishëm prokurorët e çështjes. Procesi ndodhet në një fazë vendimtare, pasi pas përfundimit të seancës pritet që gjykata të vendosë nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.
Burime pranë procesit bëjnë me dije se ende nuk është paraqitur mbrojtja nga ana e kryebashkiakut, si dhe e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila është gjithashtu e përfshirë në hetim.
Vendimi që pritet të merret do të përcaktojë vijimin e çështjes dhe pritet të ketë ndikim të fortë politik dhe institucional, duke qenë se bëhet fjalë për një nga figurat më të rëndësishme të pushtetit vendor në vend.
