Dosja “Partizani”, Berisha paraqitet sot në GJKKO për masën e sigurisë

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Siç parashikon procedura, duke qenë se është e hëna e tretë e muajit, Berisha duhet të paraqitet personalisht në gjykatë. Ai po hetohet në kuadër të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Masa e sigurisë vijon të mbetet në fuqi, ndërsa hetimet për këtë çështje po vazhdojnë nga organet e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related