Kili në flakë: Gjendje katastrofe pas zjarreve shkatërruese, 18 viktima dhe dhjetëra mijëra të evakuuar

Data

Kili ka shpallur gjendje katastrofe në dy rajone të vendit, pas zjarreve masive që kanë shkaktuar të paktën 18 viktima dhe kanë detyruar mbi 50 mijë persona të evakuohen nga banesat e tyre.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet kritike dhe se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në rajonet Ñuble dhe Biobío, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago.

Zjarri më i rrezikshëm ka përfshirë pyje të thata pranë qytetit bregdetar Concepción, ku flakët kanë depërtuar deri në zona të banuara. Sipas strukturave të emergjencës, rreth 250 banesa janë shkatërruar, ndërsa pamjet nga terreni tregojnë makina të djegura, rrugë të mbuluara nga hiri dhe lagje të tëra të shkatërruara.

Agjencia pyjore e vendit njoftoi se 24 vatra aktive zjarri po luftohen aktualisht në mbarë territorin, me situatën më alarmante në Ñuble dhe Biobío. Deri tani janë djegur 8,500 hektarë tokë, ndërsa erërat e forta dhe temperaturat ekstreme, që pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, po e përkeqësojnë ndjeshëm situatën.

Në kuadër të gjendjes së katastrofës, forcat e armatosura janë vënë në dispozicion për evakuime dhe mbështetje në operacionet e shuarjes së zjarreve. Evakuimet më masive janë kryer në qytetet Penco dhe Lirquen, zona me rreth 60 mijë banorë.

Kili është përballur vitet e fundit me zjarre gjithnjë e më shkatërruese, një fenomen që lidhet ngushtë me thatësirën afatgjatë dhe ndryshimet klimatike, duke e kthyer sezonin e verës në një kërcënim serioz për jetën dhe pronën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related