“Pinë verë 33 mijë euro, qytetarët s’kanë ilaçe” – Lapaj shpërthen para Kryeministrisë: Rama hajdut, 80 miliardë u zhdukën

Data

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur me tone të ashpra para Kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv, varfërim të qytetarëve dhe shkatërrim të shërbimeve publike.

Lapaj deklaroi se ndërsa qytetarët përballen me përmbytje, spitale pa ilaçe dhe pamundësi për të jetuar me dinjitet, qeveritarët shijojnë luks ekstrem. “Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona. Ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilaçet, ndërsa këta pinë verë nga 33 mijë euro”, u shpreh ai mes thirrjeve të protestuesve.

Sipas Lapajt, në 12 vite qeverisje janë menaxhuar mbi 80 miliardë euro, por pa asnjë përmirësim real për qytetarët. “Më thoni një spital rajonal të ndërtuar siç duhet, më thoni një sektor ku janë rritur realisht pagat. Ku shkuan 80 miliardë euro?”, tha ai.

Ai theksoi se presioni, dhuna dhe kushtet e vështira atmosferike nuk e kanë thyer qëndresën e protestuesve. “Prisnin që me dhunën dhe shiun të largoheshim. Por kjo është një betejë pa kthim, beteja për demokratizimin e atdheut”, deklaroi Lapaj, duke bërë thirrje për vazhdimin e protestave deri në largimin e qeverisë nga pushteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related