Administrata amerikane ka shpallur një ofensivë të hapur kundër karteleve të drogës dhe rrjeteve që i mbështesin ato, duke dërguar sinjale të forta edhe drejt Shqipërisë. Me urdhrin e ri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, organizatat kriminale të trafikut të drogës trajtohen tashmë si organizata terroriste, çka hap rrugën për sanksione, ndjekje penale ndërkombëtare dhe goditje financiare ndaj çdo individi apo pushteti që bashkëpunon me to.
Mesazhi më i fortë erdhi nga Tirana, ku përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane deklaroi hapur se SHBA do të ndjekë pa kompromis luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe strukturave që kanë destabilizuar shtetet dhe kanë shkaktuar emigrim masiv. Paralajmërimi shihet si kambanë alarmi për pushtetin politik shqiptar, i akuzuar prej vitesh për tolerim, mbrojtje dhe bashkëjetesë me rrjete kriminale.
Sipas sinjaleve amerikane, askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe asnjë pushtet politik nuk do të gëzojë më imunitet përballë drejtësisë ndërkombëtare. Lufta sapo ka filluar.
