Mbledhje e grupit të PS / Rama: Me kushtet aktuale jemi të paintegrueshëm në BE

Data

Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i mazhorancës, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është ndalur te procesi i integrimit europian, duke pranuar hapur vështirësitë reale që ka Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Rama u fokusua veçanërisht te siguria ushqimore dhe prodhimtaria në sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrjeve në fshat, duke theksuar se këto mbeten pika të dobëta për vendin. Ai deklaroi se, në kushtet aktuale, Shqipëria nuk përmbush standardet e nevojshme për integrim.

“Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat dhe për sipërmarrjen. Në kushtet e sotme, ne jemi të paintegrueshëm në BE, për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore”, u shpreh Rama para deputetëve të mazhorancës.

Kryeministri shtoi se qeveria po përpiqet të sigurojë një fazë të ndërmjetme prej pesë vitesh pas anëtarësimit, për t’i dhënë kohë vendit të përmbushë kriteret e nevojshme, ndërsa theksoi se përgatitjet duhet të nisin që tani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related