Berisha: Rama e di kush janë Linda dhe Mirlinda – kanë marrë fytyrën e Ballukut, u ka ikur fytyra

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke e akuzuar se është i përfshirë drejtpërdrejt në aferat e fundit që, sipas tij, kanë çuar edhe në kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se Rama ka nisur një përballje të hapur me Kushtetutën, të cilën e cilësoi si betejën më të rrezikshme për vendin, ndërsa theksoi se kryeministri është plotësisht në dijeni për personazhet dhe skemat që, sipas opozitës, qëndrojnë pas aferave të AKSHI-t dhe institucioneve të tjera shtetërore.

“Edi Rama e di shumë mirë se Linda dhe Mirlinda janë personazhe kyçe. Ai e di se aty ku përmendet një emër, qëndron një tjetër. I ka të gjitha të provuara dhe të dokumentuara, nga nivelet më të ulëta deri te zyrat më të afërta të tij,” u shpreh Berisha.

Sipas liderit të opozitës, kryeministri po përpiqet të shpëtojë veten përmes presioneve dhe lobimeve, ndërsa mazhoranca, sipas tij, po shndërrohet në një mburojë politike për Ballukun dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në skandale.

“Po mbron veten. Edhe vaj të nxehtë do t’u hidhte në vesh në mesnatë po t’i garantonte shpëtimin, por nuk shpëton dot. Rilindasit kanë marrë pamjen e Ballukut, u ka ikur fytyra,” deklaroi Berisha me tone të forta.

Ai paralajmëroi një mobilizim të gjerë qytetar kundër qeverisë, duke theksuar se opozita do të vazhdojë betejën deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe rikthimin e rendit kushtetues.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related