Grabitet kisha në Himarë, autorët ende të paidentifikuar marrin një shumë parash

Data

Një kishë në qytetin e Himarës ka rënë pre e një grabitjeje, gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e kishës që ndodhet në lagjen Spille, duke marrë një sasi parash.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, është konstatuar mungesa e një shume monetare, ndërsa nuk raportohet për dëmtime të tjera materiale apo objekte të shenjta të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për dokumentimin e rrethanave të grabitjes.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek komuniteti lokal, ndërsa autoritetet vijojnë kontrollet dhe verifikimet në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related