Mjete të vjedhura në Zvicër dhe Itali trafikoheshin drejt Shqipërisë, procedohen dy të rinj në Tiranë

Data

Policia ka finalizuar faza të tjera të operacioneve “Stolen Line” dhe “Relay”, të zhvilluara kundër trafikimit të automjeteve të vjedhura nga jashtë vendit drejt Shqipërisë.

Si rezultat i hetimeve, janë proceduar penalisht dy shtetas, të cilët dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri automjete me vlerë totale rreth 90 mijë euro, të rezultuara të vjedhura në Zvicër dhe Itali.

Personat e proceduar

  • M. S., 36 vjeç – dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i shpallur i vjedhur në Zvicër;
  • E. M., 29 vjeç – dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i shpallur i vjedhur në Itali.

Automjetet janë identifikuar përmes verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet partnere ndërkombëtare.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related