Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas informacioneve, Hoxha është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me financimin e Kuvendit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, i zhvilluar më 11 dhjetor 2021.
Paraqitja e tij vjen pas thirrjeve të njëpasnjëshme të disa zyrtarëve dhe deputetëve të PD-së, të cilët janë marrë në pyetje për burimet e financimit dhe mënyrën e organizimit të këtij aktiviteti politik.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se procedurat janë në fazë verifikimi dhe kanë karakter informues, ndërsa nuk përjashtohet që në ditët në vijim në SPAK të paraqiten edhe figura të tjera politike të lidhura me procesin e Rithemelimit.
