Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. M., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, ende të paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vend. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
