Arrestohet 34-vjeçari/ Përplasi për vdekje të moshuarin, zbardhen detajet e aksidentit

Data

Policia e Fierit ka arrestuar autorin e aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili i mori jetën një 60-vjeçari.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në ngjarje.

Si pasojë e përplasjes, humbi jetën shtetasi E. P., 60 vjeç. Arrestimi i 34-vjeçarit është kryer pas veprimeve hetimore të zhvilluara për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit fatal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related