Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijon turin e takimeve me demokratët dhe mbështetësit e tij në qytete të ndryshme të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka njoftuar se takimi i radhës do të zhvillohet ditën e nesërme në qytetin e Korçës. Ai do të takohet me demokratët në orën 17:00, në ambientet e Kinema Majestik.
Kujtojmë se më herët Salianji ka zhvilluar takime edhe me demokratët në Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Takimi i mbajtur në Elbasan u kthye në mollë sherri në Kryesinë e Partisë Demokratike, pasi Ervin Salianji u akuzua nga Flamur Noka dhe Sali Berisha se e kishte organizuar takimin me mbështetjen e Suel Çelës.
