Ditën e sotme vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, të shoqëruara me reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
- Qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë: priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
- Qarku Dibër: reshje mesatare.
- Qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan: reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
- Qarqet e tjera: reshje kryesisht të dobëta.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 300 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat e ajrit
- Bregdeti: 2 – 12 °C
- Zonat e ulëta: -2 – 9 °C
- Zonat malore: -6 – 6 °C
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në relievin malor, duke shtuar ndjesinë e të ftohtit. Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes, sidomos në zonat me reshje dëbore dhe erëra të forta.
