Rrezik për qytetarët, tjetër shembje në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milionë euro del sërish jashtë funksioni

Data

Një tjetër incident i rëndë është regjistruar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rrugë që ka kushtuar 260 milionë euro dhe që u inaugurua vetëm disa muaj më parë. Pas rreth një muaji nga shembja e fundit, situata është përsëritur, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e qytetarëve.

Ditën e sotme, një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po qarkullonte në këtë aks. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por mjeti ka pësuar dëme materiale në pjesën e përparme.

Autoritetet kanë ndërhyrë për pastrimin e zonës dhe për rikthimin e qarkullimit normal, ndërsa rreziku në këtë segment mbetet i lartë për shkak të reshjeve dhe terrenit të paqëndrueshëm.

Kujtohet se në nëntor të vitit 2024, pranë tuneleve të këtij aksi, një rrëshqitje masive dheu dhe shkëmbinjsh shkaktoi bllokimin total të rrugës, duke paralizuar qarkullimin për disa ditë. Në atë kohë, kompania kontraktore vendosi një bypass provizor për kalimin e automjeteve.

Aksi Qukës–Qafë Plloçë, i cili shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin, u përfundua pas 14 vitesh punime, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që të shfaqeshin probleme serioze strukturore.

Shembjet e përsëritura kanë ngritur dyshime të forta mbi cilësinë e punimeve dhe mungesën e studimeve të thelluara gjeologjike, duke e kthyer këtë rrugë në një burim rreziku të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.

Situata ka rikthyer debatin mbi përgjegjësinë institucionale dhe sigurinë e investimeve publike me vlerë të lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related