Berisha thërret tryezë me opozitën, PD pritet të propozojë 24 janarin për protestën kombëtare

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur një takim me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, i cili pritet të zhvillohet ditën e premte.

Sipas informacioneve, gjatë kësaj tryeze Partia Demokratike do të propozojë datën 24 janar si ditën për zhvillimin e një proteste kombëtare. Vendimi përfundimtar do të merret në konsultim me të gjitha forcat pjesëmarrëse, të cilat do të vendosin nëse kjo datë do të mbetet apo do të ndryshohet.

Një ditë më parë, Berisha deklaroi se në këtë tryezë do të ftohen të gjitha partitë opozitare pa përjashtim, duke theksuar nevojën për krijimin e një fronti të gjerë opozitar.

Sipas tij, opozita duhet të bashkërendojë veprimet politike dhe të veprojë me përgjegjësi të lartë për t’u përballur me qeverinë, duke u shprehur se momenti kërkon unitet dhe vendimmarrje të përbashkët.

Takimi pritet të jetë vendimtar për hapat e ardhshëm të opozitës dhe organizimin e aksionit të saj politik në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related